Home Magazinë Antoneta zbulon marrëdhënien që ka me Luizin dhe Kiarën

Antoneta zbulon marrëdhënien që ka me Luizin dhe Kiarën

Nuk kishin miqësi në BBV, Antoneta zbulon marrëdhënien që ka me Luizin dhe Kiarën.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Antoneta Koçi, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë se çfarë marrëdhënie ka aj me ish-banorët e tjerë.

Madje dikush e ka pyetur: “A e ke takuar çiftin Luiz dhe Kiara? Je shumë e mirë”.

“Jo, nuk të flasin kollaj ata. Megjithatë me Luizin po, na ka takuar rastësia disa herë”, përgjigjet Antoneta Koçi.

Kujtojmë se Antoneta dhe fituesi i këtij edicioni të BB VIP kanë pasur mjaft debate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Luizi nisi ta ngacmonte atë që ditën e parë, pasi ajo në klipin prezantues tha se kishte hyrë për të fituar. Shqip/orainfo.net

Previous articleJohnny Depp rikthehet! Projekte të reja në botën e kinematografisë
Next articleLufta po futet brenda Rusisë