Home Kulturë Ekspozita e Holokaustit për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Ekspozita e Holokaustit për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës për herë të parë vijnë rrëfimet e holokaustit mbi gjenocidin që tronditi botën ku u ekzekutuan dhe masakruan, qindra mijëra romë, rrëfime këto të bëra përmes objekteve e fotografive.

Për herë të parë në Kosovë, kjo ekspozitë unike e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën ku u ekzekutuan dhe masakruan, qindra mijëra romë, do të prezentohet përmes sërë objektesh, fotografish dhe elementesh që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve.

Kjo ekspozitë nuk do të jetë vetëm një mësim për historinë e popullit romë, vuajtjet dhe gjenocidin ndaj tyre, por mbi të gjitha është; moment reflektimi mbi përgjegjësinë njerëzore ndaj antisemitizmit, racizmit dhe antigjipsizmit, dukuri këto që kanë jehonë edhe në shekullin tonë.

Prania e secilit jo vetëm që do të nderonte kujtimin e atyre që vuajtën dhe vdiqën gjatë asaj kohe tragjike, por gjithashtu do të ndihmonte edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionin publik duke shërbyer si shembull për rëndësinë e njohjes dhe përkujtimit të të gjitha viktimave të holokaustit.

Kjo ekspozitë është organizuar nga “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” dhe hapet të mërkurën me 10 maj, me fillim nga ora 16:00.

/Express/

Previous articleRritet numri i e-transkcioneve në Maqedoninë e Veriut
Next articleKonjufca thotë se s’do të ketë marrëveshje të shpejtë për Asociacionin