Home Reportazh Liqeni i Ohrit me koncesion për peshkimin, Nikollovski: Do të parandalohet abuzimi

Liqeni i Ohrit me koncesion për peshkimin, Nikollovski: Do të parandalohet abuzimi

Përkundër vërejtjeve të ekologëve dhe shoqatave të peshkimit, Liqenit të Ohrit i është dhënë koncesioni për peshkim komercial. Kompania që ka marrë koncesionin ka dhënë çmim rekord, thotë ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili beson se me këtë do t’i jepet fund peshkimit ilegal.

Ekologët dhe aktivistët nga Ohri kanë qenë gjithmonë kundër dhënies me koncesion të liqenit të Ohrit.

Ata thonë se sipas planit të UNESCO-s, një gjë e tillë nuk parashikohet.

Por ministri Nikollovski beson se me këtë do të vendosen rregulla. Ai beson se ata që janë kundër koncesionit kanë interesa të tjera.

Liqeni i Ohrit nuk ka pasur koncesionar që nga janari i vitit 2020, kur shteti anuloi koncesionin me kompaninë “Letnica-Belvica” pasi nuk mbante evidencë të saktë se sa peshq u kapën./Telegrafi/

Previous articleDua Lipa shkëlqen në Festivalin e Kanës
Next article“Blu Bradhërs”-at prej Shkodre”- Nga humbja e babait, te martesa me Kiara Titon, Luiz Ejlli rrëfen në podcastin me Edi Ramën planet për të ardhmen