Home Kulturë Shqipëria në finale të Eurovisionit

Shqipëria në finale të Eurovisionit

Shqipëria është përfaqësuesja e parë që kaloi në finale të Eurovisionit.

Në këtë edicion, Shqipëria po përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi.

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.

Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për 15 minuta në orën 22:00.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Previous articleZjarr i madh në Shkup – Digjet ura e hekurudhës, ka instalime elektrike
Next articleDy nxënës të mitur në Tetovë kanë përpiluar listë me emra të nxënësve