Home Magazinë Lufta’ mes Adele dhe Sylvester Stallone për vilën luksoze

Lufta’ mes Adele dhe Sylvester Stallone për vilën luksoze

Aktori i njohur ka zbuluar për mediat e huaja kushtet që i vendosi këngëtarja

Rezidenca e Sylvester Stallone u ble së fundmi nga Adele për disa milionë dollarë. Megjithatë, siç tregoi aktori për Wall Street Journal, këngëtarja britanike kishte vendosur një kusht për të vazhduar me procesin e blerjes.

Në vitin 2022, aktori i njohur vendosi të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Los Angeles. Brenda vilës luksoze, Stallone kishte një statujë të personazhit të tij më ikonik, Rocky Balboa dhe Adele ra në dashuri me të.

76-vjeçari donte ta mbante statujën, megjithatë ai u paralajmërua nga këngëtarja se nëse do ta mbante nuk do të kishte një marrëveshje. Në fund, Stallone-s nuk i mbeti gjë tjetër veçse të pranonte dhe t’i bindej kërkesave të artistes, e cila mbajti edhe shtëpinë dhe statujën.

Previous articleEurodeputeti austriak: Vendi prej nga vjen Lajçak, ende nuk e njeh Kosovën
Next articleGati sistemi për pagesë të taksës rrugore me një “etiketë” në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi