Home Magazinë Personi që goditi në fytyrë Bebe Rexhën mund të dënohet me një...

Personi që goditi në fytyrë Bebe Rexhën mund të dënohet me një vit paraburgim

Nicolas Malvagna, 27-vjeçari nga New Jersey, i cili akuzohet se e plagosi Bebe Rexhën duke i hedhur telefonin e tij në fytyrë, ndërsa ajo po performonte në New York City të dielën, po pretendon se kishte shpresuar që Rexha ta kapte pajisjen me dorë.

“Si një fans, qëllimi i vetëm i zotit Malvagna ishte që zonjusha Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kishte atë si një kujtim”, tha avokati i tij Todd A. Spodek për DailyMail.

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i tij për të lënduar zonjën Rexha”, shtoi avokati, shkruan DailyMail.

Incidenti ndodhi teksa këngëtarja 33-vjeçare po përmbyllte koncertin e saj të radhë të mbajtur në ‘The Rooftop at Pier 17’ në New York, në kuadër të turneut të saj “Best F**n Night Of My Life”.

Previous articleToni Kroos besnik, rinovon me Real Madridin
Next articlePersonat “non grata” nga SHBA në Maqedoni, Aggeler: Do të ketë edhe emra të tjerë