Home Sport Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit

Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit

Tekniku italian Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Lajmi është bërë i ditur nga Konfederata Braziliane e Futbollit. Por drejtimin e “seleçao”, Ancelotti nuk do ta marrë menjëherë, por në Qershor 2024.

Aktualisht tekniku italian është nën drejtimin e Real Madrid. Pasi të përfundojë kontratën me madrilenët, Ancelotti do t’i bashkohet Brazilit në Qershorin e vitit të ardhshëm.

64-vjeçari do të drejtojë për herë të parë një kombëtare. Ai do të zëvendësojë Titen, që u largua nga drejtimi i Brazilit pas humbjes ndaj Kroacisë në çerekfinalet e Botërorit 2022 në Katar.

Italiani do të drejtojë sërish lojtarë të cilët i ka stërvitur më parë, si Vinicius, Neymar, Rodrygo etj.  /tvklan.al

Previous articlePse përfundoi Ballkani i Hapur dhe çfarë prodhoi?
Next article22 vjet nga Marrëveshja e Ohrit