Home Aktuale Komuna Jep “Aminin”, Lazim Destani Gati Për Të Bërë Tetovën Me Stadium...

Komuna Jep “Aminin”, Lazim Destani Gati Për Të Bërë Tetovën Me Stadium Europian!

Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami duket se po paralajmëron projektin e madh e të shumëpritur për tetovarët, ndërtimin e stadiumit të qytetit, aty ku ndeshjet e saj europiane pritet ti zhvillojë skuadra e Shkëndijës.

Në videon e publikuar nga Kasami, janë shfaqur vetëm disa fotografi të tanishme të stadiumit të qytetit me mbishkrimet “cooming soon”, por që në të nuk jepen detaje të hollësishme.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKasamiBilall%2Fvideos%2F179682275095789%2F&show_text=false&width=560&t=0

Kreu aktual i komunës, Bilall Kasami disa herë e ka paralajamëruar se do të bëj çmos që të bëj realitet stadiumin e qytetit për Tetovën, ndërsa sipas informacioneve projekti i rikonstruimit pritet të nis gjatë vjeshtës.

Kërkesa për stadium ka pasur nga qytetarët thuajse në çdo zgjedhje, por që kjo kërkesë nuk është realizuar asnjëherë nga krerët e mëhershëm të komunës por as edhe nga pushteti qëndror.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finfosport.mk%2Fvideos%2F450326019056623%2F&show_text=false&width=560&t=0

Mbetet të shihet nëse i njëjti tashmë pas “aminit” të kreut të Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, do të rigjejë edhe mbështetjen e pronarit të Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani, i cili tashmë disa vite ka treguar gatishmërinë e tij për të bërë qytetin e tij të lindjes me një stadium europian, aty ku ndeshjet europiane do ti zhvillonte pikërisht skuadra e tij, Shkëndija.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=313&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finfosport.mk%2Fvideos%2F227696398694806%2F&show_text=false&width=560&t=0

Tetova dhe “Balllistët” meritojnë Europën në stadiumin e tyre, aty ku skuadra e tyre e zemrës mund të ju sjell sërish ekipe të mëdha, siç bënte edhe në të kaluarën, duke luajtur me gjigandë, si Milani, Rosenborgu, Salzburgu, etj. (infOSport.mk)

Previous articleBrozovic menjëherë në telashe, në Arabi e nxjerrin sërish në merkato
Next articleParashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, ja zonat më të nxehta