Home Aktuale Zyrtare: Emërohet trajneri i përkohshëm i Përfaqësueses së Kosovës

Zyrtare: Emërohet trajneri i përkohshëm i Përfaqësueses së Kosovës

Pas shkarkimit të Allain Giresse, Kosova ka zgjedhur një ‘ish’ për të drejtuar skuadrën përfaqësuese deri në fund të edicionit eliminator të Europianit Gjermani 2024.

Bëhet fjalë për sllovenin Primoz Gliha, i cili ka drejtuar Kosovën edhe pas largimit të zviceranit Bernard Challandes, kur u zëvendësua pikërisht nga tani paraardhësi i tij, Allain Giresse.

Slloveni 56-vjeçar, Primoz Gliha ka qenë prej kohësh pranë përfaqësues ‘dardane’ dhe në këtë eksperiencë të dytë në pankinën e Kosovës do të ndihmohet nga Afriom Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

Previous articleGjermania në borxhe rekorde
Next articleKasami sfidon Ahmetin: Nëse je i pastër, jep dorëheqje!